Kategoria Superiore

Pas Çanit, Partizani largon një tjetër sulmues

Vetëm pak orë pas fitores minimale në Kamëz, Partizani ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me një tjetër futbollist të repartit të sulmit.

Kështu pas Edgar Çanit, ka qenë radha e Besart Abdurrahimit, që të ndahet nga klubi i kuq dhe të kërkojë një tjetër destinacion për të vijuar karrierën e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi kryeqytetas nëpërmjet një deklarate zyrtare, ku theksohet se palët kanë vendosur ndërprerjen e kontratës me mirëkuptim.

Sulmuesi 28-vjeçar, shqiptar i Maqedonisë, iu bashkua Partizanit në fillim të 2018-ës dhe gjatë gjysmës së dytë të sezonit, ka luajtur 11 takime dhe ka shënuar 2 gola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency