Itali

Pas debutimit kundër Mottës, Stankovic sfidon një tjetër personazh të Interit të Tripletës

Një koincindencë mjaft interesante ajo e Dejan Stankovic, që pasi mori drejtimin e Sampdorias, debutoi pikërisht ndaj Bolognës, që drejtohej nga ish-shoku i tij i skuadrës te Interi i tripletës, Thiago Motta.

Pikërisht në këtë sfidë, dy trajnerët, dikur miq të ngushtë dhe shokë reparti, ndanë nga një pikë, teksa përballja e dytë e serbit të Sampdorias është sërish e veçantë dhe kjo jo për faktin që do të luajë për herë të parë para tifozëve.

Të hënën Sampdoria do të presë në shtëpi Romën e Jose Mourinhos, pikërisht trajnerit të Interit të Tripletës, duke bërë që Stankovic të testohet në dy përballje radhazi ndaj dy miqve të tij të ngushtë, me të cilët ka fituar shumë.

“Mourinho ishte i pari që më telefonoi pasi firmosa me Sampin. Gëzoj respekt të madh për të si trajner dhe si njeri, pasi jam rritur shumë edhe falë tij. Për 90 minuta ne do të shkojmë në rrugët tona dhe do të jemi rivalë, por më pas miq të mirë si gjithmonë”, deklaroi serbi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency