Kategoria Superiore

Pas disa largimeve, te Egnatia i urojnë mirëseardhjen një portieri

Pas disa largimeve radhazi nga skuadra, si sulmuesit Valpoort, Gadi, Ndraxhi, Djuric apo edhe Çyrbja, te Egnatia vjen radha edhe e afrimeve të reja në skuadër. Një prej tyre, rrogozhinasit e kanë prezantuar në ditën e sotme, teksa bëhet fjalë për portierin Klevis Hasanbelli.

Ky i fundit është një njohje e vjetër për rrogozhinasit teksa gardiani ka qenë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e kaluar, ndërsa këto gjashtë muaj ka qenë pjesë e Pogradecit. Tashmë, Hasanbelli përgatitet të shijojë Superioren, ndërsa ka konkurrencë për një vend titullari me portierin Bruno Puja.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency