Pas humbjes në derbi, vjen një lajm i keq për Inzaghin
Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka marrë sot një lajm të keq, që lidhet me rikthimin në fushë të njërit prej futbollistëve më të mirë të skuadrës së tij. Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian Felippe Anderson, që do të vihet në dispozicion të skuadrës vetëm në muajin janar.
Braziliani vuan nga një dëmtim, që nga korriku i këtij viti dhe kur u duk se çdo gjë po kalonte, një tjetër shqetësim në stërvitje, pak ditë më parë, soli përkeqësimin e gjendjes së tij.
Tani mjekët e Lazios nuk kanë ndërmend të rrezikojnë dhe kanë autorizuar lojtarin të qëndrojë pushim deri në fillim të vitit të ardhshëm, për të rinisur pastaj stërvitjen.
Kështu, pas humbjes në derbi, Inzaghi duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesën e gjatë të talentit bardhekaltër, që vitet e fundit ka qenë një titullar i padiskutueshëm.



