Merkato

Pas Interit, edhe Sevilla interesohet për De Paul

Fantazisti argjentinas i Udineses, Rodrigo De Paul po bën një tjetër sezon mjaft të mirë në kampionatin italian dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve.

Interi është në “pole position” për shërbimet e tij, por orët e fundit është futur në garë fuqishëm edhe skuadra spanjolle e Sevillas.

Drejtori Sportiv i andaluzianëve, Monchi e njeh mirë De Paul dhe është gati t’i ofrojë 30 milionë Euro Udineses, për të rrëmbyer argjentinasin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency