Europa League

Pas makthit londinez, Atletico favorit për të ngritur trofeun

Mbrëmja e ‘Emirates Stadium’, përballë Arsenalit të Wenger, do të mbetet si një ndër netët me të vështira në kujtesën e Atletico Madrid, që lufton për titullin e Europa League.

Me një lojtar më pak në fushë, për më shumë se 80 minuta dhe me trajnerin në tribune, ishte kjo panorama e sfidës europiane, ku Los Colchoneros ia dolën me sukses t’i rrëmbenin barazimin minimal 1-1 Topçinjve të Londrës.

Një rezultat i çmuar ai për spanjollët që në ndalesën e parë të sfidës së gjysmëfinaleve, duket se shtuan shanset e tyre aq sa kuotimet për skuadrën që do të kalojë në finale, i favorizojnë ndjeshëm duke i projektuar si finalistët e radhës.

Kuota për skuadrën e Simeones është ulur në shifrën e 1.25, duke i klasifikuar qartazi favoritë, ndërkohë që kualifikimi i Topcinjve të Londrës për finalen e kupës në 16 maj në Lion, kuotohet me 3.80.

Mesa duket shanset e Atletico Madrid për të arritur trofeun e 3-të të kompeticionit europian në historinë e këtij klubi janë të mëdha. Nga ana tjetër për Salsburgun ishte një mbrëmje magjike, pasi ky klub arriti për herë të parë në historinë e tij fazën e gjysmëfinaleve të Europa Leagues.

Falë rezultatit 2-0 të arritur në Velodrome, Garcia dhe të tijtë kuotohen tashmë si favoritë për kalimin në finale me 1.12, kundër rezultatit të austriakëve që kuotohen me 6.

Që tani kanë dalë edhe rezultatet e finales ,që shohin Olimpique Marsejë si favorite të dytë pas spanjollëve të Atleticos për trofeun e Europa League në edicionin e 2018-ës, me francezët që kuotohen me 3.5 ndaj 1.85 të madrilenëve. Shpresat e Arsenalit për trofeun vlerësohen me 5.50 ndërsa ato të austriakëve të Salsburgut me plot 15.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency