Pas Manolas, rradhën për të rinovuar te Roma e kanë Florenzi e Perotti
Kohë rinovimesh në shtëpinë e Romës. Pasi arriti marrëveshjen me grekun Kostas Manolas, i cili pritet të hedhë të zezën mbi të bardhë gjatë këtyre ditëve, drejtori sportiv, Ramon Rodriguez Verdejo, i njohur si Monchi kërkon të blindojë edhe Alessandro Florenzin e Diego Perottin, kontratat e të cilëve me verdhekuqtë skadojnë në fund të vitit 2019. Sipas mediave italiane, kontratat e të dy lojtarëve janë në fazë përfundimtare dhe shumë shpejt pritet që ata të firmosin rinovimin e skuadrën e Di Francescos.



