Pas Mbappes, Reali kërkon të marrë edhe yllin e Manchester Cityt
Në kërkim të përforcimeve në mesfushë, Real Madrid do të vlerësonte cilësitë sulmuese të Bernardo Silvës, i cili ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2025.
Nuk është sekret që Real Madridi dëshiron të afrojë Kylian Mbappen deri në fund të sezonit. Me sulmuesin e Paris Saint-Germain, i cili raportohet nga mediat franceze se e ka gjetur akordin me spanjollët.
Ndonëse ky është pikësynimi kryesor i “Los Blancos”, duket se këta të fundit kanë edhe mundësi të tjera në mendjen e tyre për merkaton e verës, një nga të cilat deri në këto momente nuk është komentuar shumë.
Sipas shtypit spanjoll, Real Madrid dëshiron të nënshkruajë me një mesfushor dhe lojtari, shërbimet e të cilit dëshirojnë të kenë madrilenët është ylli i Manchester Cityt, Bernardo Silva. Portugezi ka shënuar deri më tani 10 gola në këtë sezon dhe cilësitë e tij mund të jenë shumë të dobishme te Real Madrid.



