Merkato

Pas Muriqit, një tjetër shqiptar gati të transferohet te Fenerbahce

Kolonisë shqiptare të Lazios duket se sezonin e ardhshëm do t’i mungojë një anëtar. Bëhet fjalë për Riza Durmishin, 25-vjeçarin e krahut të majtë të mbrojtjes, i cili vetëm një vit më parë nënshkroi kontratë 5-vjeçare me bardhekaltrit, pasi i dha fund aventurës me Betis Sevillen.

Sipas portalit turk Fanatik, futbollisti që përfaqëson Danimarkën në rang kombëtaresh do të transferohet te Fenerbahce aty ku do të ketë shok skuadre Muriqin. Formula e transferimit do të jetë në formë huazimi me të drejtën e blerjes për 4 milionë euro.

Durmishi zhvilloi një sezon për t’u harruar në aspektin personal, pasi i kushtëzuar edhe nga dëmtimet luajti në vetëm 10 ndeshje në Serinë A.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency