Angli

Pas një sezoni në purgator, skuadra angleze mund të festojë sot rikthimin në Premier League

Mbrëmjen e sotme në orën 20;45 Fulham do të përballet me ekipin e Preston dhe nëse nga ky takim sigurohen 3 pikët, atëherë vendasit do të festojnë rikthimin në Premier League pas një sezoni në Championship.

Një sezon shumë i mirë për “Të bardhët”, që kryeson kampionatin me 83 pikë, një diferencë prej 10 pikësh nga vendi i tretë që shkon në “Play-off” për të fituar një vend në elitën e e futbollit anglez.

Protagonist absolut i kësaj skuadre ishte Aleksandar Mitrovic, i cili ka shënuar 38 gola në 39 ndeshje që është aktivizuar. Fulham u rrëzua sezonin e shkuar nga Premier League dhe pas një viti në purgator, tashmë është gati të konfirmojë rikthimin në elitë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency