Pas Ozil edhe Welbeck pranë rinovimit me Arsenalit
Pas largimit të Alexis Sanches te rivalët e Manchester United, drejtuesit e Arsenalit nuk dëshirojnë të humbasin një tjetër lojtar të rëndësishëm si Danny Welbeck. Kontrata aktuale e 27-vjeçarit skadon në 2019, por sipas mediave angleze, sulmuesi është gati të dëgjojë ofertën e trajnerit Arsene Wenger për rinovimin e kontratës. Welbeck është pjesë e “Topçinjve” që nga viti 2014 kur u transferua nga Manchester United.



