Pas polemikave Neymar rikthehet në Paris, synon të rikuperohet për ndeshjen europiane
Të dielën, më datë nëntë janar Neymar është rikthyer më në fund në Paris për të vijuar rikuperimin pranë stafit mjekësor të PSG. Sulmuesi brazilian zgjati jo pak pushimet e fundvitit duke qenë se të gjithë lojtarët e tjerë të parisienëve u paraqitën në qendrën sportive ditët e para të janarit, saktësisht tetë dit para 29-vjecarit.
Edhe pse numri 10 i kryeqytetasve kishte justifikimin e dëmtimit në kavilje dhe pretendonte se po merrte kurën e duhur në vendlindje, ka pasur jo pak dyshime se Neymar thjesht po qëndronte disa ditë më shumë për pushime. Megjithatë, tashmë, sulmuesi është pranë skuadrës dhe trajnerit Mauricio Pochetino, i cili nuk ka preferuar të bëjë polemika.
Tashmë, në bazë të pritshmërive të rikuperimit pritet që Neymar të rinisë stërvitjet normale brenda tre javëve të ardhshme, ndërsa synimi kryesor i tij është që të jetë në dispozicion të PSG për ndeshjen e parë europiane të skuadrës ndaj Real Madrid më datë 15 shkurt në Parc des Princes.



