Merkato

Pas portierit Karius, Besiktas kërkon edhe mesfushorin e City-t

Mediat angleze shkruajnë se Besiktas është gati të bëjë një ofertë për mesfushorin Fabian Delph, por zor se ata do të arrijnë te ai, pasi Pep Guardiola e pëlqen shumë 28-vjeçarin.

Në sezonin e kaluar Fabian Delph ka qenë asi nën mëngë i teknikut spanjoll, pasi ka luajtur në pozicione te ndryshme në fushë, madje duke bërë edhe mbrojtësin e majtë, pas dëmtimit të Benjamin Mendy.

Kjo duket se është edhe arsyeja që Guardiola nuk kërkon të heq dorë nga mesfushori anglez, një lojtar i cili mund të bëjë disa role në fushë dhe mund të kompensojë mungesat në rast dëmtimi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency