Pas presidentit, Juventus konfirmon edhe një mesfushor me COVID
COVID-19 po injekton frikë edhe te Juventus, teksa në fillim ishte presidenti Andrea Agnelli ai i cili duhet të luftojë me virusin e rrezikshëm, ndërsa tashmë testet kanë treguar pozitiv edhe Aaron Ramsey.
Mesfushori tashmë është i detyruar të ndjekë protokollin dhe të izolohet ndërsa nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të bardhezinjve, atë ndaj Interit më datë 12 janar të vlefshme për Superkupën e Italisë.
Gjithsesi, vetë trajneri Massimiliano Allegri ka qenë i drejtpërdrejtë në lidhje me uellsianin duke konfirmuar se mesfushori do të largohet në këtë merkato janari pasi nuk bën më pjesë në planet e tij. Ramsey ka mundësi për t’u rikthyer sërish në Premier League teksa Aston Villa, Burnely apo Newcastle kanë shprehur interesin e tyre për mesfushorin.



