Pas prezantimit te PSG-ja, trajneri Galtier ka edhe një mesazh për “të padëshiruarit”
Lista e të padëshiruarve te Paris Saint Germain është e gjatë dhe në të bëjnë pjesë emra si Mauro Icardi, Julian Draxler, Herrera, etj., ndërsa trajneri Christophe Galtier ka pasur një mesazh të qartë për të gjithë ata.
Në konferencën për shtyp të prezantimit, tekniku i ri i PSG-së deklaroi se nuk i pëlqen të ketë në grup futbollistë të pakënaqur, ndaj ata që nuk bëjnë pjesë në planet e tij, duket të gjejnë një zgjidhje në merkato.
“Unë kam dëshirë t’i shoh në sy lojtarët e mi kur punoj dhe dua që ata të jenë gjithmonë të lumtur. Për këtë arsye nuk mbaj shumë futbollistë në organikë, por vetëm ata që i kam në plan. Futbollistëve që nuk i kemi në planet tona për sezonin e ardhshëm, do t’ua bëjmë me dije, që të mund të bëjnë lëvizjet e tyre gjatë verës”, u shpreh Galtier.



