Pas Sarrit, Chelsea prezanton edhe Jorginhon
Pas trajnerit Maurizio Sarri, Chelsea zyrtarizon edhe mesfushorin italo-brazilian Jorginho që vjen gjithashtu nga Napoli. Futbollisti i përfaqësueses italiane ka firmosur kontratë 5-vjeçare me Blutë e Londrës ndërsa do të mbajë veshur te Chelsea fanellën me numër 5. Kartoni i Jorginhos i ka kushtuar Chelsea-it rreth 60 milionë euro, ndërsa vetë lojtari theksoi se është shumë i emocionuar që do të luajë në një kampionat kaq të fortë si Premier League dhe mbi të gjitha që do të jetë pjesë e një klubi që lufton çdo vit për të fituar trofe.



