Kategoria Superiore

Pas Sukajt, Vllaznia firmos me një mbrojtës

Është Sedat Berisha goditja e dytë e Vllaznisë për merkaton e janarit. Vetëm pak orë pas firmës me Xhevahir Sukajn, klubi shkodran ka nënshkruar dhe me mbrojtësin 29-vjeçar. Pas gjetjes së akordit me administratorin Gjyrezi, futbollisti nga Shkupi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare duke u bërë veshur kështu kuqeblu deri në fund të vitit që sapo ka nisur. 29-vjeçari ka folur edhe fjalët e para si futbollist i Vllaznisë për faqen zyrtare të klubit duke u shperhur se e ka pritur me shumë kënaqësi transferimin në një skuadër me shumë emër në futbollin shqiptar duke premtuar se do të bëjë më të mirën që Vllaznia të dalë nga situata delikate dhe të ngjitet në vendin që i takon. Menjëherë pas firmës në Shkodër qendërmmbrojtësi është nisur drejt Ulqinit ku është bashkuar me skuadrën e tij të re duke u vënë nën urdhërat e trajnerit Ernest Gjoka. Tekniku 47-vjeçar siguron në këtë mënyrë përforcimin e parë në mbrojtje, një repart ku kishte shprehur publikisht nevojën për më shumë ndërhyrje në këtë merkato ku Vllaznia synon të sigurojë edhe një qendëmbrojtës tjetër si edhe një lojtar që mund të luajë në krah. Sedat Berisha konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për Vllazninë, 1.90 i gjatë dhe ka nëj CV të pasur pasi në të kaluarën ka luajtur me Shkëndijën e Tetovës dhe disa ekipe të tjera në kampionatin maqedonas ndërsa ka luajtur dhe në Turqi e Kuvajt. Mjaft i rëndësishëm fakti se Berisha vjen në gjendje të mirë fizike duke qenë se në sezonin aktual është aktivizuar në 18 ndeshje me Shkupin, duke qenë titullar fiks në radhët e skuadrës kryeqytetase.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency