Merkato

Pasardhësi i Kylian Mbappe, një anglez kryeson listën e dëshirave të PSG-së

PSG vazhdon të studiojë profile të ndryshëm lojtarësh për të zëvendësuar Kylian Mbappe. Sulmuesi francez ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe e ardhmja e tij lidhet me Real Madrid.

Në kryeqytetin francez janë dorëzuar në lidhje me rinovimin e 23-vjeçarit, por shpresa e fundit lidhet me Zinedine Zidane. Ky i fundit ndodhet në “pole” për të zëvendësuar Pochettinon në stol në fund të sezonit, dhe Zizou shihet si personi i fundit që mund t’i mbushë mendjen yllit të sulmit për të qëndruar në Ligue 1.

Gjithsesi, tundimi për të plotësuar ëndrrën e aktivizimit në “Santiago Bernabeu” është i madh për Mbappe, dhe drejtuesit e PSG-së nuk duan të mbeten të papërgatitur.

Mediet angleze raportojnë se objektivi i madh për sulmin quhet Marcus Rashford. 24-vjeçari anglez, i cili ka kontratë deri në vitin 2023 me Manchester United, po përjeton një sezon me oshilacione.

Vetëm 3 gola në 15 ndeshje janë shumë pak, dhe drejtuesit e “Djajve të Kuq” mund ta lënë të lirë nëse oferta nga kryeqyteti francez do të jetë tunduese në aspektin financiar.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency