Pastore-Deulofeu, dyshja ku përqendrohet merkatoja e Interit
Tre humbjet e fundit radhazi kanë lënë një shije të hidhur në shtëpinë e Interit, kur pritet të ketë ndyshime në merkaton e janarit për të ndryshuar faqe. Për të vënë pikat mbi “I” për situatën e krijuar, në “Apiano Gentile” ka patur një takim mes drejtuesve kryesore, Sabatini, Ausilio dhe Gardini. Kupola drejtuese zikaltër synon të transferojë në Milano Javier Pastoren, por për ta arritur këtë objektiv duhen shitur disa elementë që tashmë janë jashtë projektit, si Joao Mario dhe Brozovic.
Një tjetë emër i rëndësishëm është spanjolli Deulofeu, që nuk po përshtatet në skemat e Valverdes te Barcelona. Ky futbollist pëlqehet shumë nga Sabattini, por për Spallettin, është shumë më e rëndësishme të përforcohet mesfusha me një fantasist si Pastore. Pra objektivi parësor mbetet argjentinasi. Gjithsesi, në ditët e para të janarit pritet të ketë zhvillime konkrete për të dy këta lojtarë, që shihen me shumë admirim nga drejtuesit zikaltër.



