Pastore projekton rikthimin në Argjentinë, e do klubi i njohur!
Parashikohet rikthimi në Argjentinë për Javier Pastoren i cili nuk po e gjen veten as në Spanjë te Elche dhe dëshiron të ndërrojë ambient. Pas aventurës së dështuar te Roma në Itali, mesfushori argjentinas, tashmë synon të lerë shenjë te Boca Juniors, një prej skuadrave më të titulluara në Argjentinë. Pastore në Argjentinë është aktivizuar në hapat e parë të karrierës së tij, teksa ka mbajtur veshur fanellat e Talleres dhe Huracan.



