Serie A

Paulo Diaz, në janar mund të vishet zikaltër

Mbrojtësi kilian i San Lorenzos mund të jetë përforcimi i parë i Interit në merkaton e janarit. Zikalrtit janë në kërkim të një mbrojtësi, për t’i hapur rugë huazimit të Ranochias në ekipe që i garantojnë më shumë minuta dhe 23 vjeçari është profile ideal.

Diaz luan prej viti 2016 me skuadrën argjentinase dhe cilësohet si një nga mbrojtësit më të mirë të moshës së tij. Mosha e re dhe çmimi i pranueshëm i kartonit duket si i kanë bindur zikaltrit të sjellin Diazin që në janar në Milano.

Këtë e konfirmon edhe agjenti që përfaqëson lojtarin në shtetet europiane, I cili shprehet se negociatat kanë avancuar dhe Diaz mund të veshë bluzën e Interit, që në muajin Janar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency