Merkato

Paulo Dybala, “kulmi” i këndit Manchester-Torino-Liverpool

Në sulm për Dybalan. Gjysma e klubeve të mëdha europiane kërkon shërbimet e sulmuesit argjentinas, e ardhmja e të cilit është e destinuar të jetë një prej temave dominuese të merkatos së ardhshme. Manchester City është klubi i ri që shtohet në listën e atyre që lakmojnë shërbimet e numrit 10 të Juventusit. Mësohet se Pep Guardiolën ka dërguar një prej njërëzve të tij të besuar në Torino për ta studiuar nga pranë çështjen “Dybala”. Bëhet fjalë për Ferran Soriano, administratorin e deleguar të “Citizens”, një emër me peshë në kastën drejtuese të klubit anglez, miqësia e të cilit me teknikun katalan daton që prej kohëve të “Camp Nout”.

Mediet italiane shkruajnë se Soriano ka qenë i pranishëm në tribunën e “Olimpicos” në sfidën Lazio- Juve të 27 janarit, pikërisht në atë ndeshje ku Dybala rezultoi vendimtar.

Kontrata aktuale e Dybalas me klubin torinez është e vlefshme deri në vitin 2022 me një pagë prej 7 milionë eurosh, plus bonuset në sezon. Pavarësisht disa episodeve të pakëndshme, si ai i shënuar në sfidën ndaj Parmës, panorama flet për një bashkëjetesë të qetë mes palëve. Siç konfirmojnë burime pranë klubit juventin, vetë lojtari është i fokusuar tek objektivat sezonale, duke mos u ndikuar nga zërat e merkatos.

Kampionët e Italisë, për momentin, nuk duken të predispozuar të hapin një “ankand” për shërbimet e tij, edhe pse City do të ishte i gatshëm të paguante rreth 120 milionë euro për të. Sidoqoftë, projekti i ri i bardhezinjve, që synon trofeun e Championsit, kërkon prurje të mëdha në organikën e Allegrit.

Pavarësisht interesit të madh nga ana City-t, plani konkret i bardhezinjve është që të integrojnë kartonin e Dybalas në operacionin madhor për të shkëputur nga Liverpooli egjiptianin Mohamed Salah.

Mendohet se ata do t’i ofrojnë Jurgen Kloppit argjentinasin, plus 50 milionë euro, për të sjellë në “Allianz Stadium” sulmuesin afrikanoverior. Kështu, projekti i Guardiolës mund të dështojë, duke qenë se gjigantët italianë, për të rritur profilin e tyre në skenën botërore të futbollit, do të sakrifikonin argjetninasin për të marrë një prej emrave më të mëdhenj, për të cilin Liverpooli kërkon jo më pak se 200 milionë euro.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency