Premier League

“Pazari” i City-t, e shet brazilianin më shtrenjtë nga ç’bleu Haalandin

Gabriel Jesús kushton 65 milionë euro. Kështu e ka vlerësuar Manchester City, siç raporton ESPN, që siguron gjithashtu se Arsenali po mendon të nënshkruajë me sulmuesin brazilian pasi ka mbajtur kontaktet e para me Citizens, por kuptohet ende nuk është arritur marrëveshja.

Siç zbulojnë të njëjtat informacione, skuadra londineze mendon se kërkesa e City-t është shumë e lartë, duke pasur parasysh që Gabriel Jesúsit i përfundon kontrata në vitin 2023, pra i ka mbetur vetëm një vit.

Manchester City pagoi klauzolën e largimit prej 60 milionë eurosh të Haalandit nga Borussia e Dortmundit, një shumë më e ulët nga ajo që Citizens kërkojnë për Gabriel Jesús. Një sulmues që vazhdon t’i pëlqejë Pep Guardiolës, por që nuk do të gjejë pengesa për t’u larguar nga trajneri katalanas.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency