Kombëtare

Peço: Ndeshja me Estoninë pa rëndësi, fajin për humbjet e kanë edhe lojtarët

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet në orën 18:00 në “Air Albania” me Estoninë në miqësore. Duke folur për këtë përballje përpara nisjes ish-lojtari i Kombëtares Arjan Peço tha se trajneri është me faj po aq sa edhe lojtarët për humbjet që kemi pësuar.

Më tej ai shtoi se kjo sfidë është pa rëndësi, ndaj dhe 11 lojtarë janë larguar nga grumbullimi.

Pozicioni i Rejës nëse Kombëtarja humbet sot:  “Ndeshja me Izraelin ka lënë shije shumë të keqe për të gjithë. Nuk e di çfarë mendon Reja, por edhe ai është shumë i mërzitur. Ajo që ndodhi, unë e thash pak para asaj ndeshje, ne e kemi të vështirë të fitojmë kur duhet të fitojmë. Unë mendoj se ky nuk është vetëm për faj të trajnerit, por edhe të lojtarëve. Ndeshja e sotme nuk ka ndonjë vlerë kushedi. Ideja është se çfarë do të bëjmë me këta lojtarë dhe jo të kërkojmë lojtarë të rinj. Rëndësia e kësaj ndeshje u kuptua me largimin e 11 lojtarëve gjatë grumbullimit.”

Formacioni, eksperiment:Nuk është një eksperiment, kemi një rreshtim me 5 mbrojtësa, 2 mesfushorë shkatërrues, 1 ofensiv dhe 2 sulmues. Me këtë vendosje do e kemi të vështirë për të çarë dhe për të luajtur një lojë ofensive.”

Kjo zgjedhje është çështje skeme?Çështje skeme është kur t’i ke lojtarë që t’i përshtaten skemës. Duhet të kemi parasysh që kemi pësuar 15 gola në ndeshjet e fundit me këtë formacion.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency