Pedraza në radarët e Realit, Los Blancos në kërkim të talenteve
Krahas talenteve nëpër botë, Real Madrid shikon me interes për përforcime edhe në kampionatin spanjoll. 22-vjeçari Alfonso Pedraza është emri që ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve madrilenë me futbollistin që ka si pozicion natyral sulmues i majtë por mund të mbulojë edhe pozicionin e mbrojtësit. Pedraza ka një klauzolë 22 milionë euro dhe po bën mjaft mirë me Villarreal teksa vitin e kaluar i huazuar te Alaves ai shënoi 4 gola dhuroi 7 asiste në 37 ndeshje në total. Ai njihet mirë edhe me Asensio, Ceballos dhe Vallejo me të cilët është shpallur kampion në 2015 me Spanjën U-19.



