La Liga

“Pedri i pabesueshëm, më i miri në rolin e tij”, Xavi i “çmendur” pas 19-vjeçarit

Pedri është një nga lojtarët më të talentuar të Barcelonës. Mesfushori dhuroi një asist në fitoren 1-4 kundër Valencias, vetëm tre minuta pasi u fut në fushë. Trajneri i ekipit katalanas, Xavi ka një debulesë për 19-vjeçarin, të cilin e konsideron si me të mirin në botë në rolin e tij.

Pedri është një futbollist i pabesueshëm, fantastik. Ai mund të jetë më i miri në rolin e tij, edhe pse është vetëm 19 vjeç. Ai shënon, futet në zonën kundërshtare me inkursionet e tij, punon shumë dhe rikuperon topa.  

Është e mrekullueshme ta kesh në skuadër”, deklaroi trajneri i Barcelonës. Fitorja e djeshme e ka ngjitur ekipin spanjoll në vend të katërt me 42 pikë. Po kaq pikë numëron edhe Atletico Madrid, por skuadra e Diego Simeones ka luajtur një ndeshje më shumë.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency