Premier League

Pedro e Hazard mjaftojnë për Chelsea-n, Arsenali bie pas 14 ndeshjesh pa humbje

Fitore me shumë peshë e Chelsea-t 1-2 në fushën e Brightonit, sukses së merr me shumë vlerë me humbjen 3-2 të Arsenalit  në transfertë me Southamptonit. Blutë e Londrës tashmë e mbajnë të vetëm vendin e katërt me 37 pikë, 3 më shumë se Arsenali.

Në “Amex Stadium” të Brightonit, skuadra e Maurizio Sarrit e zgjidhi takimin që në pjesën e parë, me golat e Pedros dhe Hazard respektivisht në minutat 17 dhe 33. March në të 66-ën ndezi një fije shpresë për vendësit për të përmbysur shifrat, por Chelsea u mbrojt mirë, duke mos pësuar, me sfidën që u mbyll me shifrat 1-2.

Ndryshe nga Chelsea, Arsenali u shfaq një skuadër e brishte në fushën e Southamptonit, ky dy herë arriti të barazonte rezultatin, por sërish u kthye pa pikë në Londrës. Dy herë realizoi Ings në pjesën e parë, mes finalizimeve të të cilit tundi rrjetën Mkhitaryan me fraksionin e parë që  u mbyll 2-1.

Mesfushori armen shënoi të dytin personal në të 53-ën, por “Topçinjtë” pësuan një tjetër gol me autor Austin 5 minuta para fundit. Për trajnerin e gjerman Hasenhuttle ky ishte suksesi i parë në krye të Southamptonit, ndërsa Unay Emery ndërpret ecurinë prej 14 takimeve pa humbje në Premier dhe 22 në të gjitha kompeticionet.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency