MotoGP

Pedrosa largohet nga Honda pas 18 vitesh, Lorenzo pasuesi i tij!

Pas 18 viteve sëbashku në 3 klase të ndryshme të garave me motorë, duke filluar nga klasi 125 kubik për të vazhduar në atë 250 kubik dhe më pas për shumë sezone radhazi në Moto Grand Prix, Daniel Pedrosa dhe Repsol Honda kanë vendosur të ndahen përfundimisht. Tashmë është zyrtar largimi i pilotit spanjoll nga skuadra japoneze në përfundim të këtij sezoni, me Pedrosën që do të zgjedhë një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën. Nga 2006-ta kur u bë pjesë e Repsol Hondas në Moto Gp, Dani ka fituar 31 gara ndërsa e ka mbyllur kampionatin Botëror në 3 raste në vendin e 2-të. 3 tituj numëron Pedrosa me Hondën, 1 në cilindratën 125 kubik kur ishte vetëm 18 vjeç dhe 2 të tjerë në cilindratën 250 kubik në 2 sezonet që mori pjesë në 2004-ën dhe 2005-ën. 6 garat e para të këtij sezoni kanë rezultuar vërtetë katastrofike për 32-vjeçarin i cili në fund të këtij viti do të ndajë rrugët e tij me Hondan zyrtare. Sipas të gjitha gjasave zëvendësuesi i Pedrosës te Repsol Honda do të jetë 3-herë kampioni i botës në Moto Gp, Jorge Lorenzo i cili do të formojë një dyshe të frikshme me Marc Marquez.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency