Pellegrino në “fije të perit”, Southampton gati ta shkarkojë
Southampton rrezikon seriozisht rënien këtë sezon në Premier League dhe drejtuesit nuk janë aspak të kënaqur me punën e trajnerit Mauricio Pellegrino. Argjentinasi që firmosi një kontratë 3-vjeçare në qershorin e vitit të kaluar me klubin ka zhgënjyer teksa ekipi duhej të luftonte për një vend në Europë, por e shikon veten shumë pranë rënies një kategori më poshtë. Mësohet se edhe nëse e siguron mbijetesën, Pellegrino do të shkarkohet, por një vendim i tillë edhe mund të merret në konsideratë gjatë sezonit aktual nëse gjërat përkeqësohen.



