Presidenti Pëllumbi: Gati të organizojmë edhe Ballkaniadën
Shqipëria bëhet kryeqendra e volejbollit ballkanik. FSHV organizoi në Tiranë punimet e Asamblesë së 19-të të Ballkanit me kryefjalë rritjen e influencës së volejbollit të Gadishullit në arenën ndërkombëtare. Një tjetër objektiv është edhe promovimi i vlerave të këtij sporti në të gjithë Ballkanin. FSHV, që ka njëkohësisht edhe presidencën e Konfederatës së Ballkanit, ka marrë rolin e liderit për të forcuar gjithashtu edhe pozitat e Shqipërisë në rajon me zgjerimin e aktiviteteve të volejbollit shqiptar në hapësirën ballkanike. Presidenti i FSHV, Erlind Pëllumbi, e cilëson pozitiv këtë moment.
Në vijim, numri 1 institucionit kryesor të volejbollit shqiptar zbulon edhe një projekt të Vitit 2018, që mund ta rrisë edhe më tej imazhin e Shqipërisë në rajon.



