Premier League

Pep Guardiola: Unë, si Sir Alex Ferguson? Jo, mos u shqetësoni!

Pep Guardiola thotë se harmonia në Manchester City është e jashtëzakonshme, por këmbëngul se ai nuk do të jetë aq gjatë trajner i Citizens sa Sir Alex Ferguson te Manchester United. Spanjolli është në vitin e tij të gjashtë në City dhe po zhvillon një sezon deri më tani shumë të suksesshëm. Ndërsa sezoni i tij i hapjes ishte pa trofe, 50-vjeçari që atëherë e ka udhëhequr City-n në tre tituj të Premier League-s, FA Cup, katër League Cup të njëpasnjëshme dhe në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

“Nuk do të jem si Sir Alex Ferguson, mos u shqetësoni. Harmonia në këtë ekip tani është e jashtëzakonshme, falë kapitenëve. Ne e njohim njëri-tjetrin në mënyrë perfekte dhe pranojmë të mirat dhe të këqijat.”

Guardiola beson se shpirti i ekipit është më i forti që kur mori drejtimin në verën e 2016.

City do të jetë pa Jack Grealish, Cole Palmer dhe Gabriel Jesus për ndeshjen e parë me Sportingun e Lisbonës në Champions, për shkak të lëndimit, por Guardiola mbetet i sigurt për vazhdimësinë.

“Të fitosh ose të humbësh është e rastësishme, nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Por në periudhën kur jemi bashkë përpiqemi t’i mposhtim kundërshtarët me buzëqeshje dhe humor të mirë, sepse kur ke fytyra të këqija, është e pamundur. Kur kjo ndodh, pjesa tjetër nuk është e rëndësishme. Ne nuk mund t’i kontrollojmë rezultatet. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë, madje as unë”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency