Futboll

Pepa: Lushnja do jetë si Luftëtari

Pas një eksperience aspak pozitive te Vllaznia ku luajti në total vetëm 16 ndeshje në kampionat duke mos shënuar asnjë gol, Brunild Pepa u rikthye te Lushnja për të rifituar shkëlqimin e dikurshëm. Sulmuesi 26-vjecar është i lumtur që do të mbajë sërish veshur fanellën e skuadrës së vendëlindjes së tij, me shpresën se këtë herë do të jetë përcaktues me gola dhe asiste.

Pepa ishte edhe afrimi i parë i verdhejeshilëve në këtë merkato. Më pas ai tregoi edhe arsyet se përse zgjodhi Lushnjen për të vazhduar karrierën.

Lushnja rikthehet në elitën e futbollit shqiptar pas 3 viteve mungesë me objektivin për të qëndruar sa ma gjatë në Kategorinë Superiore. Pepa është optimist madje beson se verdhëjeshilët mund të jenë Luftëtari i sezonit të ri, pra jo një skuadër që do të luftojnë për mbijetesën por për vendet e para të klasifikimit.

Në fund një mendim i Pepës edhe për konkurencën në skuadër pasi përvec tij në repartin e avancuar trajneri, Artan Bano ka në dispozicion edhe dy sulmues me shumë përvojë sic janë Fatjon Sefa dhe Mikel Canka.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency