“Për fat ruajta qetësinë”, Bakayoko: Arma një metër larg, na u rrezikua jeta
Tiemoue Bakayoko përjetoi një skenë të frikshme në Milano. Policia po kërkonte një keqbërës dhe e ngatërroi atë me mesfushorin e Milanit. Ky i fundit iu nënshtrua një kontrolli të rreptë policor, teksa arma iu drejtuar personave me të cilët po udhëtonte.
27-vjeçari, i cili fitoi titullin kampion me kuqezinjtë, u njoh për fat nga njëri prej forcave policore, të cilët i kërkuan më pas falje për ngatërresën e bërë. Në prononcimin për GDS, Bakayoko ka treguar versionin e tij të ngjarjes.
“Autoritetet milaneze deklaruan se ishte një gabim, se e kuptuan gafën e tyre në ato momente. Gabimi është njerëzor, nuk kam asnjë problem nga ky këndvështrim, por ishte problem për mua mënyra dhe metoda e përdorur nga policia. Mendoj se e tepruan.
Pse nuk më bënë kontrollin e duhur duke më kërkuar letrat e automjetit? Në videon e postuar në rrjetet sociale nuk dallohet gjithçka, aty shihet pjesa më e qetë e asaj që ndodhi. Unë kisha një armë një metër larg, që ishte drejtuar në dritaren e pasagjerit.
Policët e vunë jetën tonë në rrezik në mënyrë të qartë. Pasojat mund të ishin shumë më të rënda nëse nuk do e ruaja qetësinë, nëse nuk do të bëja këtë punë që bëj dhe nuk do njihesha në kohë.
Cilat do ishin hapat e mëtejshëm? Do të më dërgonin në rajon? Këto janë gjërat që më bëjnë të mendoj. Nuk është e pranueshme të të rrezikohet jeta në këtë mënyrë”, përfundoi lojtari i Milanit me origjinë nga Bregu i Fildishtë.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



