Premier League

Pep Guardiola kundër kalendarit: Po i vrasim futbollistët!

Pep Guardiola është ankuar për kalendarin e ngjeshur të Premier League-s, duke iu referuar faktit që klubet angleze janë të dëtyruar të luajnë edhe për Krishtlindje.

“Tradita është traditë, por kalendari nuk i mbron futbollistët. Ishte hera e parë që lamë pikë pas shumë kohësh, ndërsa ndaj Watfordit reaguam mirë, skuadra arriti të shënonte 3 gola.”

Pas shpjegoi gjendjen e De Bruyne dhe të Gabriel Jesus, që është i detyruar të mungojë thuajse 1 muaj, Pep shtoi:

“Ne po i vrasim futbollistët. E di që spektakli duhet të vazhdojë, por kjo s’është normale. Bëjnë shumë kontrolle antidoping, por duhet të kontrollojnë kalendarin. Jemi të gjithë pjesë e këtij biznesi, falë futbollistëve. Nuk mund të luhet çdo dy ditë, sepse futbolli nuk është si basketbolli apo tenisi. Në futboll kërkohet më shumë kohë për të marrë veten fizikisht.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency