Për Juven dhe Interin do të mbetet thjeshtë një ëndërr, Martial rinovon me United!
Ishte një lojtar i shumëpërfolur në merkato dhe një dëshirë e disa prej klubeve më të mëdha të Europës ku spikasin dhe dy gjigandët italianë Juventusi dhe Interi. Por për bardhezinjtë dhe zikaltrit afrimi me parametër zero i Anthony Martial do të mbetet thjeshtë një ëndërr. Sulmuesi francez i rilindur në këtë sezon te Manchester United fillimisht me Jose Mourinhon në stol dhe më pas me norvegjezin Ole Gunnar Solskjaer ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Djajtë e Kuq. Martial ka firmosur marrëveshjen e re që do ta lidhë me United deri në verën e vitit 2024 me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.



