Premier League

Për Man. United mjafton Martial, Arsenali 4 gola në 22 minuta Crystal P.

Goli i Antony Martial në minutën e 54-t i vjelti tri pikë Manchester United në transfertë me Burnley-n, që futet në një krizë të thellë rezultatesh, pasi pësoi humbjen e tretë radhazi në Premier League. “Djajtë e Kuq” kishin disa raste të tjera për të arritur një fitore më të thellë, por nuk ishte e thënë që Mourinho të kalonte minuta të qeta në fundin e takimit. Më këtë sukses United rivendos shumë shpejt diferencën prej tri pikësh me Chelsea-n e vendit të dytë.
Arsenalit i mjaftoi vetëm pjesa e parë për të kaluar lehtësisht 4-1 Crystal Palace në “Emirates”. Pa Alexis Sanchez, “Topçinjtë” shpërthyen që në minutat e para të takimit, duke realizuar plot katër gola në vetëm 22 minuta lojë.
Monreal, i shërbyer nga Xhaka, zhbllokoi sfidën që në minutën e 6-të, për të ardhur më pas te finalizimi i Iwobit në të 10-tën.
Koscielny në zhvillimet një këndoreje në të 13-ën dhe më pas Lacazzette hipotekuan fitoren e londinezëve ende pa u nxehur mirë muskujt.
Arsenali e uli ndjeshëm ritmin në pjesën e dytë, duke i dhënë mundësi skuadrës së Roy Hodgson të realizonte golin e nderit me Milivojevic. Në takimet e tjera Evertoni barazoi 1-1 me West Brom, Leicesteri fitoi 2-0 me Watfordin, më të njëjtin rezultat triumfoi edhe Stoke City ndaj Huddersfield, ndërsa West Ham Bournemouth u mbyll 1-1.

Brighton – Chelsea 0-4
Arsenal – Crystal Palace 4-1
Burnley – Manchester United 0-1
Everton – West Brom 1-1
Leicester – Watford 2-0
Stoke – Huddersfield 2-0
West Ham – Bournemouth 1-1
Manchester City – Newcastle 3-1

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency