Kategoria Superiore

Përballen dy skuadra në krizë, Devolli pret fitoren e parë si trajner i Dinamos

Teuta dhe Dinamo janë dy skuadrat që në këtë edicion kanë qenë larg pritshmërive, teksa ndodhen në gjysmën e poshtme të klasifikimit. Si durrsakët dhe blutë e kryeqytetit do të kërkojnë që të marrin një fitore, për të shpresuar se do të vijë dhe kthesa e madhe. Kampionët në fuqi kanë marrë vetëm 1 fitore në 7 ndeshjet e fundit në kampionat duke koleksionuar 6 humbje, e duke treguar se kanë probleme në mbrojtje, pasi kanë pësuar 18 gola gjatë kësaj periduhe.

“Djemtë e detit” synojnë që ndaj Dinamos të mos dalin duarbosh, edhe për të krijuar një distancë sigurie me vendet e fundit të renditjes, për të shmangur presionin e vendeve të fundit. Diferenca mes Teutës dhe Dinamos është vetëm 2 pikë, ndërsa në dy fazat e para durrsaket kanë mundur që të marruin 4 pikë ndaj Dinamso.

Një tjetër rezultat negativ do i ndërlikonte ndjeshëm pozitat e Teutës, që do të futej seriozisht në luftën për mbijetesë. Asion Daja do të rikthehet nën urdhrat e trajneri Renato Arapi, pasi mungoi ndaj Vllaznisë për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Partizanit, megjithatë do të mungojë Blerim Kotobelli i cili ka marrë 4 kartonë të verdhë si dhe Harallamb Qaqi që është me karton të kuq.

Trajneri i Dinamos Bledar Devolli në anën tjetër këkron fitoren e parë në drejtimin e bluve. Skuadra e tij gradualisht ka kuptuar fillozofinë që ai kërkon të implementojë por rezultatet kanë munguar. Dinamo ka marrë 1 fitore në 10 ndeshjet e fundit në Abissnet Superiore, ndërsa në katër ndeshjet e fundit nuk ka mundur që të marrë më shumë se 1 pikëm, duke shënuar vetëm 1 gol gjatë kësaj periudhe.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency