Kategoria Superiore

Përballja me Partizanin, Hakaj: Jemi të motivuar nga kupa, tifozët të na mbështesin në stadium

Mbrojtësi i Vllaznisë, Esin Hakaj ka dalë në konferencë për mediet krahas zëvendëstrajnerit Auron Miloti, ku kanë folur për sfidën që do kenë me Partizanin për raundin e 30-të të Abissnet Superiore.

Duke folur për takimin që do të startojë në orën 16:45 në “Loro Boriçi” dhe që vjen direkt pas përballjes mes këtyre dy ekipeve në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ku të fituar dolën shkodranët, të cilët siguruan më pas finalen, Hakaj u shpreh se ajo fitore i motivoi dhe tashmë janë më në formë për të kërkuar triumfe edhe në kampionat.

Kupa: “Kupa na çoi në një finale që mund ta fitojmë, një trofe që në kampionat nuk na jepet mundësia. Nëse fitojmë jemi në kupat e Europës.”

Forma fizike: “Çdo gjë ka qenë mirë.”

Partizani: “Partizani ka pasur shumë ndryshime në ekip, te Vllanzia mund të them se kalimi në finalen e Kupës na ka dhënë një shtysë më shumë. U bëj thirrje tifozëve që të jenë në stadium, janë një mbështetje e madhe për ne.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency