Futboll

Përballjet e të dielës, spikatin Marseille-Lyon, Chelsea -Leicester dhe Leipzig-Bayern

Një ndër ndeshjet më interesante të ditës luhet në Angli, ku do të kompletohet faza çerekfinale e kompeticionit më të vjetër në rruzull, në rang klubesh. Kështu në FA Cup Chelsea i Antonio Kontes luan shanset e fundit për të fituar një trofe këtë sezon, teksa në orën 17:30 do të vihet përballë një kundërshtari tepër të rrezikshëm si Leicester City, në ‘King Power Stadium’, ndërsa më herët në orën 14:30, Southamptoni me trajnerin e ri Mark Hughes në stol, do të përballet me Wiganin e mrekullive, skuadër që ndonëse luan në League One, shkaktoi padyshim befasinë më të madhe të të gjithë sezonit në ishull, duke eliminuar në turin e 5-të as më pak e as më shumë, por pikërisht City-n e Guardiolës.

Në Francë, Le Championnat ofron derbin e dy Olimpikëve, me Marsejën e Rudi Garsias që pret në Velodrome Lionin e zemëruar nga eliminimi dramatik i Europa League-s me CSKA-në e Moskës, me dy skuadrat që për momentin ndahen në klasifikim në kampionatin francez nga 5 pikë diferencë. Në Holandë priten gola të shumtë në takimin përmbyllës të Javës së 28 Zwolle-Feynoord, gjithsesi në Supersport ka vend si gjithmonë edhe për Bundesligën. Fillimisht në orën 15:30 Këlni pret Leverkuzenin, ndërsa në orën 18:00 me shumë interes pritet përballja e egër që do të luhet në Saksoni, Leipzig – Bayern, ndeshje të cilat që të gjithë të pasionuarit e futbollit gjerman do të kenë mundësi për t’i ndjekur si zakonisht nëpërmjet kanalit Eurosport 2.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency