La Liga

“Përbindësh” në Champions, Villarreal ndalet nga Athletic Bilbao

Villarreal dhe Athletic Bilbao nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1, në përballjen e zhvilluar pasditen e kësaj së shtune.

Skuadra baske realizoi e para me anë të Garcia, i cili i dha avantazhin skuadrës së tij vetëm pak sekonda para se të përfundonte pjesa e parë. Pak pa u mbushur 1 orë lojë Alfonso Pedraze vendosi ekuilibrin me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fundin e ndeshjes.

Barazim që i vlen pak të dyja skuadrave, që humbasin terren në garën për një vend në kupat e Evropës, teksa tani e shohin veten në 5 dhe 6 pikë nga Real Sociedad i vendit të gjashtë. Villarreal ka grumbulluar 46 pikë në këto 31 ndeshje, ndërsa skuadra e Athletic Bilbao një më pak.

Villarreal vjen në këtë barazim, pas fitores në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Bayern Munich, me rezultatin 1-0, duke qenë padyshim surpriza e këtij edicioni, deri në këto momente në kampionatin më të rëndësishëm për klube.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency