Borussia Dortmund mposht Monchengladbach me rezultatin e thellë
Borussia Dortmund ka marrë fitoren e thellë me rezultatin 6-0,në derbin ndaj Borussia Monchengladbach, në takimin e raundit të 23-të të Bundesligës.
Vendasit e nisën serinë e golave në minutën e 26’, duke marrë avantazhin me Reus, teksa në minutën e 32’ Malen do të shënonte golin e dytë dhe do të vuloste rezultatin 2-0 për pjesën e parë të kësaj përballjeje.
45-minutëshi i dytë të vinte më i furishëm për “verdhezinjtë”, të cilët do të realizonin edhe katër herë të tjera.
Deri në minutën e 70’ kjo pjesë do të vijonte me të njëjtin rezultat, ndërsa në atë moment Wolf do t’i dhuronte golin e tretë ekipit të tij.
Katër minuta më pas Moukoko do të realizonte “poker” për Dortmundin, teksa Reus shënoi dopietën e tij personale dhe në të njëjtën kohë i dhuroi golin e pestë ekipit të tij.
Megjithatë vendasit nuk u mjaftuan me kaq, në minutën e 90+1, Can do të realizonte golin e gjashtë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një ndërhyrje të gabuar nga një prej lojtarëve të Monchengladbach.
Pas kësaj sfide Dortmund vijon të qëndrojë në vend të dytë të tabelës së Bundesligës me 49 pikë, teksa Monchengladbach qëndron në vend të 13-të me 26 pikë.



