Serie A

“Përbuzi” shokun e skuadrës, Buffon skualifikohet për derbin ndaj Torinos!

Gianluggi Buffon humbet derbin ndaj Torinos. Portieri legjendar i Juventusit është skualifikuar me një ndeshje nga komisioni i Apelit në Federatën Italiane të Futbollit, për tonet fyese dhe përbuzëse që ka përdorur në ndeshjen e 19 dhjetorit të kaluar ndaj Parmës ndaj shokut të skuadrës në atë periudhë Manolo Portanova i cili aktualisht është pjesë e Genoas. Një lajm i keq ky për Buffon që e pëson për një ndeshje të zhvilluar para 3 muajsh e gjysmë, dhe tashmë nuk do të jetë i gatshëm në një ndeshje delikate siç është derbi ndaj Torinos në program për t’u luajtur këtë të shtunë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency