Lajme

Përcaktohen ditët dhe orari i ndeshjeve të javës së parë, spikat derbi i Prishtinës

Këtë fundjavë ngre siparin e sezonit të ri IPKO Superliga e e Kosovës e për rrjedhojë Federata e Futbollit të Kosovës, si organizatore e garës, ka përcaktuar ditët dhe orën e ndeshjeve të javës së parë. Janë 6 sfida gjithsej, që do të shpërndahen të shtunën dhe dhe të dielën, në të njëjtën orë, 17:00.

Tri përballjet e së shtunës janë: Feronikeli-Drenica, Flamurtari-Prishtina dhe Llapi-Vushtrria. Sfida mjaft interesante, ku spikat derbi i kryeqytetit, por jo më pak të rëndësishme luhen në Drenas dhe Podujevë.

Të dielën janë programuar tri ndeshjet e fundit, Drita-Ferizaj, Trepça’89-Gjilani dhe Dukagjini-Ballkani.

 

Java 1

E shtunë, 17 gusht, në orën 17:00

Feronikeli-Drenica

Flamurtari-Prishtina

Llapi-Vushtrria

E diel, 18 gusht, në orën 17:00

Drita-Ferizaj

Trepça’89-Gjilani

Dukagjini-Ballkani

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency