Përdhunuan në grup 23-vjeçaren shqiptare, Italia kërkesë Brazilit për ekstradimin e ishit të Milan
Ministria e Drejtësisë në Itali i ka dërguar Brazilit kërkesën për ekstradim të ish-sulmuesit të Milanit, Robinho, i cili u dënua përfundimisht së bashku me një shok të tijin, më 19 janar, me 9 vite burg për përdhunim dhe dhunim në grup ndaj një 23-vjeçarje shqiptar, në një klub në Milano natën e 22 janarit 2013.
Kërkesa për ekstradimin e ish-futbollistit të “kuqezinjve” të Italisë është bërë me dije nga Prokuroria Publike e Milanos.
Muajt e fundit ajo ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, me kërkesë për ekstradim e ish-futbollistit, me akte të firmosura nga prokurorja Adriana Blasco.




