Formula 1

Përdori gjuhë raciste ndaj Hamilton, vjehrri i Verstappen përfundon në gjykatë. Rrezikon gjobë të majme!

Incidenti në sezonin e kaluar në pistën e Silverstone mes Lewis Hamilton dhe Max Verstappen me këtë të fundit që përfundoi në spital pas kontaktit me britanikun, u rikthye të diksutohej nga Nelson Piquet.

Para garës së këtij sezoni në Britaninë e Madhe, ish-piloti, tre herë kampion i Botës në Formula 1 theksoi se faji ishte tërësisht i Hamilton ndërsa nuk ngurroi ta quante britanikun “negro”. Një fjalë e cila lidhet ngushtësisht me një gjuhë raciste dhe që nuk shpëtoi pa bërë bujë. Piquet, i cili nga ana tjetër është edhe vjehrri i Verstappen pasi vajza e tij, Kelly prej disa vitesh shoqërohet me holandezin, kërkoi falje duke theksuar se nuk ishte qëllimi i tij të ofendonte Hamilton apo njerëzit me ngjyrë.

Megjithatë, kaq nuk mjaftoi dhe një gjykatë në Brazil pas ankesave të një grupi që mbron të drejtat njerëzore, ka hapur një çështje dhe ka nisur hetimet ndaj Piquet. Ish-piloti brazilian nëse konsiderohet me faj, rrezikon të përballet me një gjobë të majme e cila shkon deri në 1.5 milionë paund.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency