Serie A

Perez prezantohet te Roma: Klub po kaq i madh sa Barcelona

Pas blerjes së mesfushorit Villar nga Elche për 4 milionë euro (plus 1 milion bonus), Roma ka prezantuar edhe sulmuesin Carles Perez, që vjen i huazuar nga Barcelonë me detyrim blerjeje në fund të sezonit për 11 milionë, plus maksimumi 4.5 milionë të tjera bonuse,  sigurisht në varësi të disa arritjeve sportive.

Me futbollistin verdhekuqtë kanë nënshkruar një kontratë e cila do të ketë vlerë deri në vitin 2024, nëse gjatë kësaj kohe do të të plotësohen kushtet (në bazë të paraqitjeve) për blerjen me detyrim.

“E di që po largohem nga një klub shumë i rëndësishëm si Barcelonës, por po vij te një klub po kaq të rëndësishëm si Roma. Jam shumë i lumtur dhe po pres me padurim të nis stërvitjen me shokët,” – deklaroi Perez.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency