Premier League

Përflitet për kalimin te Barcelona, Bruno Fernandes: Sot është 1 prilli?!

Zërat e merkatos janë të shumta, teksa lojtarë të ndryshëm lidhen me klube të ndryshme. Barcelona po kërkon përforcime dhe së fundmi ka dalë në skenë emri i Bruno Fernandes për ofensivën e ekipit katalanas.

Portugezi ka kontratë deri në vitin 2025 me Manchester United. Fantazisti i ekipit të Ralf Rangnick nuk e ka kursyer ironinë në lidhje me lajmin e transferimit në La Liga, duke qetësuar tifozët anglezë.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Në një postim në rrjetet sociale, 27-vjeçari portugez mohon mundësinë e kalimit në “Camp Nou”. “Jemi më 1 prill apo ky lajm ka lidhje me punën e keqe të gazetarëve? Unë jam i lumtur te Manchester United”, shkruan Bruno Fernandes.

Lojtari luzitan numëron 5 gola dhe 9 asiste mes Premier League dhe Champions League këtë sezon, teksa kartoni i tij vlerësohet 90 milionë euro.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency