Serie A

Përforcimi i dytë/ Roma siguron “besnikun” e Mourinhos, dita e firmës

Roma ka gjetur në Premier League zëvendësuesin e Henrikh Mkhitaryan. Armeni është pranë transferimit tek Interi, ndërsa në kryeqytetin italian do të zbarkojë Nemanja Matic, i cili vjen me parametra zero nga Manchester United.

Mesfushori defensiv do të kryejë sot kontrollet mjekësore në Romë dhe më pas do të firmosë për një vit, me opsionin e rinovimit deri në 2024. 33-vjeçari serb do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon, pagë që me bonuse shkon deri në 4 milionë euro.

Matic është një nga “besnikët” e trajnerit Jose Mourinho. Portugezi ka punuar me të te Chelsea dhe Manchester United. “Special One” i beson shumë eksperiencës dhe aftësisë që mesfushorit për të qenë një lider dhe trajner i dytë në fushë.

Nemjanja është një futbollist fantastik. Të gjithë e dinë se çfarë raporti kam me të. Ai është një nga djemtë që ka besimin tim të plotë”, shprehej tekniku i Romës në lidhje me lojtarin ballkanas, i cili do të jetë përforcimi i dytë i Romës pas portierit Svilar.

Matic është mesfushori me më shumë paraqitje në Premier League nën drejtimin e Mourinhos dhe i dyti për paraqitjet totale në pesë ligat më të mira evropiane (118) pas Frank Lampard (140), gjithmonë me portugezin në stol.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency