Përforcimi i pestë, mesfushori shqiptar firmos me klubin e Bundesligës
Elvis Rexhbecaj është zyrtarisht lojtar i Augsburgut, që pagoi 1.7 milionë euro te Wolfsburgu për shërbimet e 24-vjeçarit shqiptar, i cili ka firmosur një kontratë 4-vjeçare.
Qendërmesfushori nga Prizreni ishte i huazuar te Bochum në sezonin e fundit, skuadër me të cilën zhvilloi 36 ndeshje mes Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë.

Rexhbecaj është përforcimi i pestë në merkato i skuadrës bavareze, që kërkon të sigurojë sa më shpejt qëndrimin në elitën e futbollit gjerman.
Për mesfushor interesohen Kosova e Shqipëria. Emri i tij është lidhur edhe me kombëtaren gjermane. Deri tani asnjë vendim nga ana e Rexhbecajt.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



