Kategoria Superiore

Performancë kapiteni, “Analizë Superiore” zbulon më të mirin e Egnatia-Tirana

Tirana fitoi 0-2 në Rrogozhinë, duke u rikthyer te 3 pikët në Abissnet Superiore pas dy javësh. Ekipi i Orgesh Shehit vazhdon të kryesojë kampionatin, por Kukësi i Longos është vetëm një pikë larg.

Golat u realizuan nga Ismajlgeci dhe Ngoo, por Erion Hoxhallari është përzgjedhur më i miri i Egnatia-Tirana në “Analizë Superiore” në Supersport, nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, videoanalist i kombëtares U19, që nxjerr statistika dhe detaje interesante të asaj çfarë ndodh në futbollin tonë.

Kapiteni shfaqi siguri në prapavijë, aty ku formoi qendrën e mbrojtjes me Behiratche. Hoxhallari u shfaq aktiv në ndihmë të skuadrës në fazën ofensive, duke realizuar me sukses 69 nga 89 aksionet sulmuese.

Përqindje e madhe në pasimet e sakta (89%), kjo edhe falë këmbës së mirë, me mbrojtësin e Tiranës që 51 nga 57 pasimet e kryera shkuan te shokët e tij. Në fund duelet e fituara (81%) dhe topat e rikuperuar, me 26-vjeçarin që ia doli t’u rrëmbejë topin kundërshtarëve në 12 raste.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency